REGJISTRI I MBARËSHTUESVE TË QENVE
Në regjistrin e mbarështuesve të qenve referuar rregullores së librit gjenealogjik të qenve të rracës mund të kërkojnë të rregjistrohen personat fizikë dhe juridikë që për çfarëdo arsye mbarështojnë qen të rracës së pastër në territorin kombëtar shqiptar, qenë të rracave të regjistruara në librin gjenealogjik dhe që janë pronarë të të paktën dy bushtrave, secila prej të cilave të ketë prodhuar të paktën një pjellë të qenve të regjistruar në librin gjenealogjik dhe të lindur në tre vitet e fundit.
Për regjistrimin e qenve në regjistrin e mbarështuesve bëhet kërkesë me shkrim pranë selisë qendrore të F.K.SH. nga të interesuarit.
Mbarështuesit duhet të përfshijnë në aplikim, përveç të dhënave personale dhe tatimore, vendbanimin e tyre, vendndodhjen e çdo objekti të mbarështimit, rracën dhe identifikimin e bushtrave që zotërojnë në momentin e regjistrimit.
Mbarështuesit që mund të regjistrohen në regjistër duhet:
- të kryejnë aktivitete të përmirësimit gjenetik duke ndjekur udhëzimet e përcaktuara në librin gjenealogjik;
- të distancohen nga sjellje dhe veprime që mund të dëmtojnë imazhin dhe organizimin e librit gjenealogjik;
- t’i nënshtrohen kontrolleve të parashikuara nga normat dhe rregulloret në fuqi;
- të regjistrojnë çdo tre vjet të paktën dy pjellori të prodhuara nga dy bushtra të ndryshme;
- të komunikojnë menjëherë çdo ndryshim në të dhënat e tyre personale dhe fiskale;
- t’i nënshtrojnë qentë dhe strukturat e tyre kontrolleve shëndetësore të kërkuara nga legjislacioni aktual.
Në kërkesën me shkrim, mbarështuesi merr përsipër të nënshkruajë kodin e etikës së mbarështuesve. Në rast të shkeljes së parimeve të mësipërme, në zgjerim të dispozitave të rregullores së librit gjenealogjik, parashikohet edhe pezullimi si mbarështues i F.K.SH-së.
Duhet theksuar se Regjistri i Mbarështuesve të F.K.SH është objekt i ndryshimeve të vazhdueshme pasi plotësimi i kushteve dhe kritereve verifikohet çdo vit.
LISTA E MBARËSHTUESVE TË REGJISTRUAR NË FCI:
| Emri | Vendndodhja | Rraca FCI | Emri i mbarështimit | |
|---|---|---|---|---|
| Znj. Fitore BECI | Tiranë | Gjerman Spitz Pomeranian | Dena’s Poms | fitorebeci@gmail.com |
| Znj. Silvana BOGDANI | Tiranë | German Spitz Pomeranian | Teddy Bear Pomeranians Royal House | silvanabogdani1@gmail.com |
| Z. Getart CELNIKU | Tiranë | English Setter | Celiku Setter | gentilame86@gmail.com |
| Z. Arturo VERZEROLI | Tiranë | Dobermann | Saint Graal Roses | a.verzeroli@live.it |
| Z. Francesca Aurora Verzeroli & Marina D’Esposito | Tiranë | Dobermann & Poodle | Del Cercis Siliquastrum | franaurora20@gmail.com |
| Z. Neritan BILIBASHI | Durrës | English Setter | Bureto | neritan.bilibashi@yahoo.com |
| Z. Arturo VERZEROLI | Durrës | Shiba | Inarifox | kennelinarifox@gmail.com |
| Znj. Eva RAFELETOU | Pogradec | Yorkshire Terrier | Byredo - Byredo's | byredoskennel25@gmail.com |
| Z. Panagiotis VRANNAC & Z. Christos MASTROKOLLAS | Pogradec | Yorkshire Terrier | Mastranna | vrannasp@gmail.com |
| Z. F. Antonino D’Agostino | Durrës | Dobermann | Born In Sicily | |
| Z. Gentian Licka & T. Saygi | Lushnje | English Setter | Alpe Alb Setter | |
| Z. Paulin Varbanov | Shkodër | Dobermann | Valle Pika | angigencheva1@gmail.com |
| Z. Arjan Lika | Burrel | English Setter | Lika Setter | arjan.lika@yahoo.com |
| Z. Arber Shtylla | Tiranë | English Setter | Del Panto & Lepini AL | altinshtylla@icloud.com |


