STATUTI SHOQËROR I FEDERATËS KOMBËTARE KINOLOGJIKE SHQIPTARE

 

Titulli I –Rregulla të përgjithshme

Themelimi

Neni 1

  1. Federata Kombëtare Kinologjike Shqiptare (F.K.K.SH), me seli në Tiranë, në adresën: Rruga Kavajes, Sun Tower, Kati i 7, Ap. 40, Tirana, regullohet nga Statuti Shoqëror.
  2. FKKSH e zhvillon veprimtarinë e vet në të gjithë territorin kombëtar, dhe, me vendim të Këshillit Drejtues, mund të emërojë delegatët dhe delegacionet e veta dhe të krijojë zyra të ndara.
  3. Kohëzgjatja e veprimtarisë së FKKSH është e pakufizuar.
  4. Ky Ent nuk ka qëllime fitimprurëse.

 

Qëllimet

Neni 2

Federata Kombëtare Kinologjike Shqiptare (F.K.K.SH), është një shoqatë mbarështuesish me karakter  tekniko-ekonomik, që ka si qëllim të mbrojë racat e qenve të njohura si të pastra, duke e përmirësuar dhe duke e shtuar mbarështimin e tyre, si edhe duke disiplinuar dhe duke favorizuar përdorimin dhe rivlerësimin e tyre për qëllime zooteknike, përveçse sportive.

Për të përmbushur këto qëllime, FKKSH:

  1. a) rregullon dhe kontrollon prodhimin dhe rritjen e qenve të racës, duke u kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të kinologjisë Shqiptare, duke promovuar dhe duke zhvilluar racat autoktone kombëtare;
  2. b) kujdeset për mbajtjen e librave gjenealogjikë dhe të regjistrave të popullsisë së qenve, duke respektuar legjislacionin përkatës në fuqitë Federatës Kinologjike Ndërkombëtare (F.C.I.), mbi bazën erregullorevetë posaçme, të miratuara me dekret të Ministrisë, në përputhje me legjislacionet e Bashkimit Europian, duke i kushtuar vëmendje të veçantë direktivës CEE nr. 91/174, si edhe duke respektuar orientimet e Federatës Kinologjike Ndërkombëtare (F.C.I.) mbasi janë të pajtueshëm;
  3. c) merret me formimin, kualifikimin teknik dhe përditësimin kulturor të gjyqtarëve dhe të ekspertëve që do të caktohen për vlerësimin e karakteristikave morfologjike dhe funksionale të subjekteve që u përkasin racave të qenve, duke krijuar dhe duke e mbajtur të përditësuar Regjistrin përkatës mbi bazën e rregullorevetë miratuara nga Federata me dekret të posaçëm. Merret, gjithashtu, edhe me mbajtjen dhe përditësimin e listave të specialistëve të tjerë të kinologjisë dhe kujdeset për përgatitjen teknike dhe përditësimin kulturor;
  4. d) rregullon, miraton, njeh, mbështet dhe organizon në Shqipëri, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, ekspozita, prova, gara vrapimi dhe çdo manifestim tjetër kinologjikedhe me qëllime sportive, me qëllim që të verifikohen rezultatet zooteknika dhe të favorizohet përzgjedhja e produkteve të mbarështimitkombëtar. Mund të ndërmarrë edhe jashtë shtetit nismat që parashikohen në paragrafin paraardhës, të cilat synojnë favorizimin e njohjes dhe rivlerësimin e mbarështimit shqiptar. Mund të menaxhojë struktura që janë të destinuara për mbarështimin e qenve që përdoren për punë dhe për provat përkatëse të verifikimit zooteknik. Pavarësisht nga veprimtaritë e paraqitura më sipër, mundet edhe të organizojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, manifestime zyrtare të Librit gjenealogjik, mbi bazën e rregullores së posaçme të miratuar ne dekret të Federatës.
  5. e) nxit studime dhe hulumtime që i interesojnë kinologjisëdhe ndihmon nismat e kualifikuara që lidhen me studimin, kontrollin, përmirësimin dhe përhapjen e racave të qenve, duke iu referuar në mënyrë të veçantë racave autoktone shqiptare;
  6. f) mund të marrë pjesë në Ente dhe Shoqata që kanë qëllime të ngjashme dhe mund të marrë kuota pjesëmarrjeje edhe në shoqëri, që i shërbejnë përmbushjes së qëllimeve të shoqërisë;
  7. g) ushtron çdo funksion tjetër që i caktohet nga ligjet dhe nga dispozitat e shpallura nga Autoritetet kompetente;
  8. h) mundet të shtypë materiale dhe të realizojë botime në dobi të përhapjes së veprimtarive që kanë të bëjnë me objektin shoqëror.

 

Anëtarët

Neni 3

  1. Janë anëtarë të Federatës Kombëtare Kinologjike Shqiptare (F.K.K.SH.):
  2. a) dashamirësit e qenve, që janë të regjistruar në Regjistrin e Mbarështuesve, të parashikuar nga rregullorja e librit gjenealogjik, me vendbanim në Shqipëri ose të huaj me leje qëndrimi të rregullt dhe që e kanë derdhur rregullisht kuotën vjetore të anëtarësimit në shoqëri;
  3. b) GrupetKinologjiketë njohura ngaFKKSH, në të cilat bëjnë pjesë të paktën 5 dashamirës të qenveqë janë pronarë të subjekteve të regjistruara në librin gjenealogjik;
  4. c) Shoqatat e Specializuara të racës, në të cilat bëjnë pjesë të paktën 5 dashamirës të qenveqë janë pronarë të subjekteve të regjistruara në librin gjenealogjik. Anëtarët që tregohen më sipër te gërma a) dhedashamirësit e qenvepronarëqë tregohen në gërmën b) dhe c) mund të bëjnë pjesë në një Grup Kinologjik të vetëm dhe në një Shoqatë të Specializuar të vetme, me përjashtim të Anëtarëve Mbarështues dhe të pronarëve të qenve që i përkasin më shumë se një race, të cilët mund t’u bashkohen Shoqatave të Specializuara përkatëse.
  5. d) Grupet e dashamirësve të qenvetë apasionuar dhe grupet e dashamirësve të qenvestërvitës, edhe jo profesionistë, të cilët, sidoqoftë, zhvillojnë veprimtari kinologjike në kohën e tyre të lirë, që të jenë të përbërë nga të paktën 5 dashamirës të qenvepronarë të subjekteve të regjistruara në librin gjenealogjik.
  6. Këshilli Drejtues iFKKSHmund t’i propozojë Asamblesë emërimin si Anëtar Nderi të personave ose shoqatave, edhe të huaja, që kanë fituar merita të veçanta në fushën e kinologjisëdhe kundrejtFKKSH.

 

Kërkesa e pranimit si Anëtar

Neni 4

  1. Për t’u anëtarësuar nëFKKSH, në cilësinë e Anëtarit Mbarështues ose të Grupit Kinologjik ose të Shoqatës së Specializuar ose të dashamirësit të qenvetë apasionuar, sikurse parashikohet përkatësisht në gërmën a), në gërmën b) në gërmën c) dhe në gërmën d), paragrafi 1 të nenit 3, është e nevojshme të paraqitet një kërkesë, sipas mënyrave të caktuara nga Rregullorja për zbatimin e këtij Statuti.
  2. Për secilën kërkesë shprehet Këshilli Drejtues brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga data e paraqitjes së saj.
  3. Në rast mospranimi të kërkesës, anëtari kandidat, brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga data e komunikimit, mund t’i paraqesë Kryetarit të FKKSHnjë ankesë, e cila do të merret në shqyrtim nga Asambleja e anëtarëve në seancën e parë të rregullt.

 

 

Të drejtat shoqërore

Neni 5

  1. Ushtrimi i të drejtave shoqërore u takon Anëtarëve Mbarështues, Grupeve Kinologjike, Shoqatave të Specializuara dhe dashamirësve të qenvetë apasionuar, të cilët janë të regjistruar rregullisht dhe që i kanë derdhur rregullisht kuotat vjetore të anëtarësimit në shoqëri.
  2. GrupiKinologjik, Shoqata e Specializuar dhe grupet e dashamirësve të qenvetë apasionuar janë të përfaqësuar në Asamblenë e FKKSH, nga një, ose më e shumta dy, përfaqësues i tyre, i caktuar nga Kryetari i tyre që, në rast pengese, mund të zëvendësohet nga Zëvendëskryetari, ose, me autotizim me shkrim i caktohet nga Kryetari një Këshilltari ose një Anëtari tjetër të të njëjtit Grup apo Shoqatë.

 

Detyrimet e anëtarëve

Neni 6

  1. Çdo anëtar iFKKSHduhet të paguajë
  2. a) një kuotë vjetore të përcaktuar nga Asambleja me propozimin e Këshillit Drejtues, e cila duhet të derdhet brenda tremujorit të parë të çdo viti; kuota vjetore e GrupeveKinologjike, të Shoqatave të Specializuara dhe të grupeve të dashamirësve të qenvetë apasionuar është në përpjestim me numrin e të anëtarësuarve në to;
  3. b) kontribute të mundshme të jashtëzakonshme, në lidhje me nisma me karakter të veçantë, të miratuara nga Asambleja.
  4. Kuotat e pjesëmarrjes dhe kontributet e tjera të mundshme nuk u përcillen në asnjë mënyrë ndonjë ortaku dhe nuk janë të rivlerësueshme.

 

Humbja e cilësisë së Anëtarit

Neni 7

  1. Cilësia e Anëtarit humbet:
  2. a) për shkak të dorëheqjes, të komunikuar me një paralajmërim prej 3 (tre) muajsh, nëpërmjet një letre rekomande, për Këshillin Drejtues;
  3. b) për shkak tëvonesës së pagesave, në qoftë se nuk ka paguar brenda vitit kontributet që parashikohen në nenin 6;
  4. c) për shkak të përjashtimit dhehumbjes së të drejtës, si pasojë e një shkeljeje të rëndë të dispozitave që përmban ky Statut dhe vendimet e Organeve të Entit;
  5. d) për shkak të vdekjes.

Humbja e cilësisë së anëtarit do të vendoset nga Këshilli Drejtues në rastet e parashikuara në gërmat a), b) dhe d); nga Asambleja e anëtarëve me propozim të Këshillit Drejtues, mbasi është dëgjuar Komisioni Disiplinor, në rastin e parashikuar nga gërma c).

  1. Cilësia e Grupit Kinologjik dhe e Shoqatës së Specializuar dhe grupit të të apasionuarve, humbet, gjithashtu, për shkak tëhumbjes së të drejtës, të shpallur nga Këshilli Drejtues:
  2. a) kur ndërpritet veprimtaria e tyre;
  3. b) kur Statuteve të tyre u bëhen ndryshime të tilla që i bëjnë qëllimet të papërputhshme me ato të FKKSH.
  4. c) kur numri i anëtarëve zbret më poshtë se 5 vetë.
  5. Këshilli Drejtues nuk mund të deklarojë humbjen e së drejtëse një GrupiKinologjikose të një Shoqate të Specializuar në gjashtëmujorin e fundit të mandatit të vet.
  6. Humbja e cilësisë së Anëtarit sjell për pasojë heqjen dorë nga çdo e drejtë mbi pasurinëe Shoqatës.
  7. Humbja e cilësisë së anëtarit ka efekt:

– me fundin e vitit në të cilin mbarojnë tre muajt nga data e dorëheqjes së parashikuar në pikën a) të paragrafit 1;

– me fundin e vitit në të cilin deklarohet vonesa e pagesavee parashikuar në pikën b) të paragrafit 1;

– menjëherë për rastet e vdekjes, përjashtimit dhe humbjes së të drejtës.

 

Titulli II –Struktura e Shoqatës

Seksioni I–Organet shoqërore

Neni 8

  1. Janë organe shoqërore të Federatës Kombëtare Kinologjike Shqiptare:
  2. a) Asambleja e Anëtarëve;
  3. b) Këshilli Drejtues;
  4. c) Kryetari;
  5. d) Sekretari i Përgjithshëm;
  6. e) Arkëtari;
  7. f) Kolegji iArbitrazhit.
  8. Të gjitha postet drejtuese shoqërore janë falas. Anëtarëve të organeve të parashikuar nga numri 1 gërmat b, c, d, për ushtrimin e veprimtarisë institucionale u takon rimbursimi i shpenzimeve të udhëtimit.
  9. Anëtarët e organeve shoqërore në rast ndërprerjeje të mandatit qëndrojnë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre.

 

Seksioni II– Asambleja

Neni 9

  1. Asambleja është e përbërë nga Anëtarët Mbarështues, nga Grupet Kinologjike, nga Shoqatat e Specializuara të racës dhe nga Grupet e cinofili të apasionuar, të cilët e kanë derdhur rregullisht kuotën e anëtarësimit në shoqëri, përfshirë edhe atë të vitit në vazhdim.
  2. Grupet Kinologjike dhe Shoqatat e Specializuara duhet të përfaqësohen në Asamble me mënyrat dhe kushtet e parashikuara nga neni 5.
  3. Asambleja mblidhet në mënyrë të zakonshme të paktën një herë në vit, brenda muajit prill, për miratimin e bilancit vjetor; në mënyrë të jashtëzakonshme kur Këshilli Drejtues e quan të nevojshme, ose kur i është bërë kërkesë me shkrim dhe e motivuar Kryetarit nga ana e aqAnëtarëve që përfaqësojnë të paktën një të dhjetën e anëtarëve, ose nga Kolegji i Revizorëve.
  4. Thirrja e Asamblesë vendoset nga Këshilli Drejtues, të paktën 30 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen, me anën e njoftimeve në botimet periodike të FKKSHose me anën e ftesave personale që do t’u dërgohen të gjithë Anëtarëve. Në njoftimin e thirrjes do të duhet të tregohen me saktësi vendi, dita, ora e mbledhjes në thirrjen e parë dhe të dytë, si edhe rendi i ditës që do të trajtohet dhe në rast propozimi për ndryshimin e Statutit, të tregohen edhe nenet që do të ndryshohen me tekstin e ndryshimeve të propozuara.
  5. Asambleja thirret në Tiranë ose në një vend tjetër, të cilin e vendos Këshilli Drejtues, me kusht që të ndodhet brenda territorit kombëtar shqiptar.
  6. Asambleja është e vlefshme në thirrjen e saj të parë kur janë të pranishëm ose të përfaqësuar të paktën gjysma e votave që i takojnë tërësisë së Anëtarëve; Asambleja do të jetë e vlefshme në thirrjen e dytë, cilidoqoftë numri i anëtarëve të pranishëm ose të përfaqësuar. Thirrja e dytë nuk mund të bëhet në të njëjtën ditë që është caktuar për të parën.

 

Pjesëmarrja në Asamble

Neni 10

  1. Vendimet e Asamblesë merren me shumicën e votave: në rast barazie, propozimi quhet i refuzuar.
  2. Çdo Anëtar Mbarështues ka të drejtën e një vote.
  3. Çdo GrupKinologjikdhe çdo Shoqatë e Specializuar ka të drejtën e 3 votave, nëse numëron të paktën 5 anëtarë, të cilët e kanë derdhur rregullishtkuotën vjetore të anëtarësimit. Vetëm për efekt të së drejtës së votës nga llogaritja e numrit të përgjithshëm të Anëtarëve janë përjashtuar Anëtarë Mbarështues të mundshëm të anëtarësuar në Grup dhe/ose në një apo më shumë Shoqata të Specializuara dhe njëkohësisht edhe në FKKSH; Anëtari Kolektiv në asnjë rast nuk mund të gëzojë më shumë se 3 vota gjithsej. Çdo Grup Konologjik dhe çdo Shoqatë e Specializuar ka gjithmonë të drejtën e 3 votave edhe nëse për efekt të përjashtimit të Anëtarëve Mbarështues të mundshëm numri i anëtarëve zbret në më poshtë se 5.
  4. Anëtari Mbarështues mund të përfaqësohet në Asamble nga një tjetër Anëtar Mbarështues me anën e një autorizimi me shkrim, i cili duhet të mbërrijë, brenda ditës përpara asaj që është caktuar për zhvillimin e Asamblesë, në vendin e parashikuar sipas dispozitës së nenit 9,paragrafi 5.
  5. Anëtari Mbarështues nuk mund të përfitojë më shumë se dy autorizime.
  6. Grupi Kinologjikdhe Shoqata e SpecializuarpërfaqësohennëAsamblenë eFKKSH, sipas dispozitës së nenit 5 paragrafi 2; një autorizim i mundshëm me shkrim nga ana e një Anëtari duhet të mbërrijë brenda ditës përpara asaj që është caktuar për zhvillimin e Asamblesë, në vendin e parashikuar sipas dispozitës së nenit 9,paragrafi 5.

Nuk i lejohen më shume se dy autorizime të Grupeve Kinologjikeose tëShoqatave të Specializuaratë njëjtit Anëtar.

  1. Mund të marrin pjesënë Asambledhe të ndërhyjnë në diskutim, por pa të drejtë vote, Anëtarët e Nderit dhe Kryetarët e Këshillave Rajonale.

 

Kompetencat e Asamblesë

Neni 11

  1. Asamblejavendos:
  2. a) mbi relacionin e Kryetarit;
  3. b) mbi bilancin përfundimtar dhe buxhetin;
  4. c) mbi programin e përgjithshëm;
  5. d) mbi ndryshimet në Statut dhe në Rregulloren e zbatimit;
  6. e) mbi zbatimin dhe mbi masën e kuotave të anëtarësimit dhe të kontributeve të parashikuara në nenin 6,gërma b;
  7. f) mbi aderimin, shkrirjen dhe marrëveshjen e mundshme me organizata të tjera;
  8. g) mbi humbjen e cilësisë së anëtarit në rastet e parashikuara në nenin 7, gërma c;
  9. h) mbi ankesën e paraqitur nga kandidati për anëtar në qoftë se nuk ëshë pranuar nga Këshilli Drejtues;
  10. i) mbi çdo çështje tjetër që është regjistruar në rendin e ditës.
  11. I takon gjithashtuAsamblesëtë zgjedhë anëtarëteKëshillit Drejtues, të cilët duhet të jenë nga një minimum prej 7 deri në një maksimum prej 11 anëtarësh.
  12. Asambleja, përpara se të fillojë punimet e veta, zgjedh një Kryetar, një Sekretar dhe dyVëzhgues.

 

 

Seksioni III –Këshilli Drejtues

Neni 12

  1. Këshilli Drejtuespërbëhet nga një minimum prej 7 deri në një maksimum prej 11 Këshilltarësh, me të drejtë vote, nga të cilët:
  2. a) një përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, pa të drejtë vote;
  3. b) Këshilltarët e zgjedhur ngaAsambleja, nga të cilët dyAnëtarë Mbarështues të zgjedhur nga këta të fundit dhe tre të zgjedhur nga Grupet Kinologjikedhe nga Shoqatat e Specializuara. Votimet për zgjedhjen e Këshilltarëve kryhen në një seancë;
  4. c) një përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Mbarështuesve;
  5. d) Dy Këshilltarë të caktuar nga ata që janë emëruar më parë dhe që parashikohen nga gërmat a), b) dhe c) të këtij neni, me qëllim që të plotësohet Këshilli me përfaqësues të krahinave, racave të qenve, enteve ose sektorëve kulturorë të një rëndësie të veçantë për kinologjinë shqiptare. Ky emërim do të kryhet përpara marrjes zyrtarisht të detyrës nga ana e Këshillit të ri, në një mbledhje të thirrur dhe të drejtuar nga Kryetari që është në fund të mandatit.

Kompetencat e Këshillit Drejtues

Neni 13

  1. Këshilli Drejtueska për detyrë:
  2. a) Të emërojë në përbërjen e vet: Kryetarin, Zëvendëskryetarin (me propozim të Kryetarit); Sekretarin e Përgjithshëm dhe Arkëtari;
  3. b) të kujdeset për përmbushjen e qëllimeve statutore në përputhje me vendimet e Asamblesë;
  4. c) të kujdeset për administrimin e shoqërisë, si edhe të kujdeset për respektimin e rregullave statutore dhe të rregulloreve;
  5. d) t’ia nënshtrojë shqyrtimittë Asamblesëbilancet përfundimtare dhe relacionet e Kryetarit;
  6. e) të miratojë jo më vonë datës 30 nëntor të çdo viti buxhetin;
  7. f) të themelojëdhe/ose të propozojë Komitetet Teknike, duke emëruar anëtarët e tyre dhe duke vendosur për propozimet e paraqitura prej tyre;
  8. g) të miratojë Rregulloret e veçanta;
  9. h) të njohë Shoqatat e Specializuaratë racës, si edhe të pranojë Anëtarët Mbarështues dhe Grupet Kinologjike;
  10. i) të japë kualifikimin e Delegacionit, në përputhje me nenin 19 të mëpasëm;
  11. l) të lëshojë, të shfuqizojë ose të pezullojë lejimin e afishimit për mbarështuesit që e kanë bërë një kërkesë të tillë;
  12. m) të shpallë manifestime kinologjike, të miratojë dhe të njohë ato që shpallen nga të tjerët dhe të përcaktojë kalendarin e tyre;
  13. n) të përcaktojë tarifat për regjistrimin e qenve në librat gjenealogjikë, për kalimet e pronësisë, për lëshimin e çertifikatave dhe të dublikatave, për lejimin e afishimeve, si edhe ato që kanë të bëjnë me njohjen e manifestimeve dhe regjistrimin e qenve te këto të fundit;
  14. o) të emërojë gjyqtarët dhe ekspertët, të ndarë sipas funksioneve, duke e mbajtur të përditësuar listën dhe duke përcaktuar masën e rimbursimeve që u takojnë atyre;
  15. p) të vendosë në lidhje me marrëveshjet dhe konventat që dhet të lidhen nga ana e FKKSH;
  16. q) të vendosë për marrëveshje për qëllime zhvillimi dhe rritjeje të veprimtarisë kinologjike me Shoqata dhe Ente që sidoqoftë kanë ndër qëllimet e tyre shoqërore ose që në çfarëdolloj mënyre propozojnë përdorimin dhe rivlerësimin e qenit të pastër;
  17. r) të realizojë botime me karakter të veçantë ose periodik;
  18. s) të merret me marrjen në punë, emërimin ose pushimin nga puna të personelit të nevojshëm për funksionimin e zyrave, duke caktuar detyrat e tyre, pagën, në funksion të organikës së përcaktuar në mënyrë të përshtatshme;
  19. t) të vendosë për mosmarrëveshjet aktive dhe pasive, duke emëruar mbrojtësit përkatës;
  20. t) të vendosë në lidhje mehumbjen e së drejtës së Anëtarëve;
  21. u) të përmbushë, në fund, të gjithakompetencat e tjera në lidhje me funksionimin e Entit dhe që nga ky Statut nuk i janë rezervuar kompetencës së Asamblesë;
  22. v) të menaxhojë strukturat për stërvitjen dhe për provat e punës që kanë si qëllim kontrollin e nivelit teknik të subjekteve të marra në shqyrtim;
  23. z) të emërojëKomisionerë të jashtëzakonshëm ose sipas kodit të procesit administrativ (ad acta)pranëGrupeve Kinologjikedhe Shoqatave të Specializuara.

 

Funksionimi i Këshillit Drejtues

Neni 14

  1. Këshilli Drejtuesmblidhet të paktën një herë çdo dy muaj dhe në mënyrë të jashtëzakonshme, gjithmonë atëherë kur quhet e nevojshme nga Kryetari dhe kur kërkohet nga të paktën pesë prej anëtarëve të tij ose nga Kolegji i Arbitrazhit.
  2. Njoftimi i thirrjes dërgohet të paktën shtatë ditë përpara mbledhjes. Në qoftë se mbledhja ka karakter urgjent, njoftimi i thirrjes mund të dërgohet tri ditë përpara, me çfarëdolloj mjeti të vlefshëm.
  3. Këshilli Drejtuesudhëhiqet nga Kryetari dhe, në mungesë të tij, ngaZëvendëskryetari, ose përndryshe nga anëtari më i moshuar i vetë Këshillit; mbledhjet janë të vlefshme kur janë të pranishëm të paktën gjysma plus një prej Këshilltarëve. Nuk pranohen autorizimet.

Vendimet merren me shumicën absolute të të pranishmëve; në rast barazie, mbizotëron vota e Kryetarit.

  1. Anëtarëte Këshillit Drejtuesqë nuk ndërhyjnë në tri mbledhje të njëpasnjëshmepa një arsye të justifikuar, quhen se e kanë humbur të drejtën dhe zëvendësohen.
  2. Në mbledhjet e Këshillit Drejtues merr pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, pa të drejtë vote.

 

Kohëzgjatja në detyrë e Këshilltarëve

Neni 15

  1. Kohëzgjatja në detyrë e anëtarëve të Këshillit Drejtuesështë tre vjet. Në rast se gjatë trivjeçarit do të largoheshin për çfarëdolloj arsyeje një apo më shumë anëtarë të Këshillit, të tjerët do t’i zëvendësojnë ata me të parët që nuk janë zgjedhur, me një vendim të miratuar nga Asambleja e fundit. Këshilltarët e emëruar kështu do të qëndrojnë në detyrë deri në Asamblenë e ardhshme.
  2. Këshilltarët e zgjedhur në këto rrethana dotë qëndrojnë në detyrë deri atëherë kur do të qëndronin ata që janë zëvendësuarprej tyre.
  3. Ndërsa në qoftë se do të largohej më shumë se gjysma e Këshilltarëve, Kryetari ka detyrimin që të thërrasë me urgjencëAsamblenëpër zgjedhjen e Këshillit të ri, duke kryer ndërkohë aktet e administrimit të zakonshëm.

 

Seksioni IV – Kryetari

Neni 16

  1. Kryetari dhe Zëvendëskryetari emërohen nga Këshilli Drejtuesnë fushën e vet.
  2. Kryetari ka përfaqësinë ligjore dhe gjyqësore të F.K.K.SH., si në marrëdhëniet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme; mbikëqyr dhe kujdeset që të zbatohen vendimet e Këshillit Drejtuesdhe të sigurojë çka duhet për respektimin e disiplinës shoqërore. Në raste shumë urgjente mund të veprojë me kompetencat e Këshillit Drejtues; vendimet e marra në këtë mënyrë duhet t’i nënshtrohen ratifikimit nga ana e këtij të fundit në mbledhjen e tij të parë të mëpasme.
  3. Kryetari, në rast mungese ose pengese, zëvendësohet nga Zëvendëskryetari ose për ndryshe nga anëtari më i moshuari Këshillit Drejtues.

 

Sekretari i Përgjithshëm

Neni 17

Me qëllim që të realizohet një bashkërendim dhe funksionim më i mirë i FKKSH, mund të caktohet Sekretari i Përgjithshëm.

Sekretari i Përgjithshëm emërohet nga Këshilli Drejtuesdhe mund të riemërohet.

Ai merret me trajtimin e çështjeve të përgjithshme dhe administrative, si edhe me zbatimin e vendimeve të Këshillit Drejtues, duke bashkërenduar zbatimin e tyre me zyrat e Grupeve Kinologjike të ndryshme, të Shoqatave të racës, të Gjyqtarëve dhe Ekspertëve, të Përfaqësuesve Territorialë, dhe bashkërendon zhvillimin e mirë të FKKSH dhe të detyrave që i janë ngarkuar atij nga Këshilli Drejtues.

Arkëtari

Neni 18

Arkëtariemërohet ngaKëshilli Drejtues, qëndron në detyrë deri nëmbarimin e mandatit të Këshillit Drejtuesqë e ka riemëruar dhe mund të konfirmohet sërish në detyrë.

Arkëtarikontrollon dhe ndjek menaxhimin administrativ dhe financiar të Federatës, i referonKëshillit Drejtues, në çdo mbledhje, dhe përgatit buxhetet dhe bilancet përfundimtarevjetore.

Arkëtari depoziton në një llogari bankare në emër të FKKSH fondet që vijnë nga kuotat e anëtarësimit, nga Anëtarët Mbarështues, nga Grupet Kinologjike, si edhe nga sa është mbledhur nga zhvillimi i veprimtarive të ndryshme të FKKSHose me prejardhje tjetër.

Përdorimi i fondeve bëhet i mundur vetëm me nënshkrimin e përbashkët të Kryetarit të FKKSH dhe tëArkëtarit, ose, në rast mungese apo pengese të Kryetarit të FKKSH, me nënshkrimin e përbashkët të një Zëvendëskryetari dhe të Arkëtarit.

 

Seksioni V –Organizimi bazë: GrupetKinologjike

Neni 17

Këshilli Drejtuesi njeh dhe i pranon si Anëtarë, me emërtimin e Grupeve Kinologjike, ato shoqata të themeluara ligjërisht nga dashamirësit e qenve pronarë qensh race, të cilët synojnë të angazhohen për rivlerësimin e racave të qenve. Grupet Kinologjike e zhvillojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet manifestimeve, konferencave dhe nismave të tjera në nivel provincial dhe/ose rajonal. Kusht i nevojshëm për njohjen është që shoqata të ketë të paktën pesë anëtarë që e kanë vendbanimin në territorin në të cilin Grupi e zhvillon veprimtarinë e vet. Nuk lejohet anëtarësimi në më shumë se një Grup Kinologjik.

Shoqatat e Specializuara

Neni 18

Këshilli Drejtuesi njeh dhe i pranon si Anëtarë, me emërtimin e Shoqatave të Specializuara dhe të racës, ato shoqata të themeluara ligjërisht nga dashamirësit e qenve pronarë të subjekteve të regjistruara në librin gjenealogjik, të cilat merren, me qëllimin e përmirësimit gjenetik të popullatave të qenve, të studimit, të rivlerësimit të shtimit dhe të përdorimit të një race të veçantë ose të një grupi racash të ngjashme, duke u besuar atyre detyra që kanë të bëjnë me hulumtimet dhe kontrollet dhe duke bashkërenduar me to mënyrat e veçanta të ndërhyrjes, që kanë si synim realizimin e programeve që ndjek Shoqata. Shoqatat e Specializuarakanë gjithashtu, për detyrë t’i ofrojnë mbështetje teknike Komisionit Teknik Qendror, të parashikuar në Rregulloren e librit gjenealogjik. Nuk mund të njihet më shumë se një  Shoqatë e Specializuar për racë ose për grup racash. Kusht i nevojshëm për njohjen është që Shoqata të ketë të paktën pesë anëtarë që e kanë vendbanimin në Shqipëri. Rregullat në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet Entit dhe Shoqatave të Specializuara të racës disiplinohen nga Rregullorja e zbatimit, sikurse përcaktohet në nenin 29.

 

Seksioni VI – Organizimi teknik: Komitetet teknike

Neni 19

  1. Këshilli Drejtuesmund të krijojëKomitete Teknike për të mbikëqyrur veprimtari të veçanta ose për studimin e problemeve të caktuara që kanë të bëjnë me jetën dhe me veprimin e FKKSH. Këto Komitete janë organe këshillimoretëKëshillit Drejtuesdhe këtij ia paraqesin propozimet dhe përfundimet e tyre; ato përbëhen nga një maksimum prej pesë anëtarësh, të zgjedhur ndër Anëtarët që janë veçanërisht kompetentë dhe të aftë për të kryer detyrat që u besohen nga Komiteti në të cilin bëjnë pjesë, ose nga ekspertë me profesionalizëm të provuar, edhe jo Anëtarë.
  2. Këshilli Drejtuesmund të shpërndajë në çdo kohë cilindo Komitet Teknik, në qoftë se ky e ka përfunduar detyrën e vet ose kur vetë Komiteti nuk e quan më të nevojshme ta mbajë në jetë atë.

 

Titulli III – Pasuriadhe administrimi

Neni 20

Pasuria e F.K.K.SH. përbëhet:

  1. a) nga pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme;
  2. b) nga tepricat aktive të menaxhimit vjetor që Asamblejado t’i caktojë si pasuri ose si rezervë;
  3. c) nga çfarëdolloj pasurie tjetëer që t’i ketë adhur.

 

Fondi i ushtrimit të veprimtarisë

Neni 21

Fondi i ushtrimit të veprimtarisë sëFKKSHpërbëhet:

  1. a) nga kuotat e anëtarësimit, nga kontributet e jashtëzakonshme të derdhura nga Anëtarët;
  2. b) nga mbetjet aktive që vijnë nga zhvillimi i nismave të ndryshme dhe që nuk janë caktuar për krijimin e rezervës;
  3. c) nga kontributet ose nga çfarëdolloj të ardhurash që i derdhet asaj nga Entet, personat apo Shoqëritë, me çfarëdolloj emërtimi, me kusht që të jenë në përputhje me qëllimet statutore të Entit dhe të mos jenë caktuar për nisma të veçanta ose forma veprimtarish;
  4. d) nga frytet e pasurisë së shoqërisë.

 

Ushtrimi financiar

Neni 22

  1. Ushtrimi financiar shtrihet nga 1 janari deri më 31 dhjetor.
  2. Çdo vit hartohet bilanci përfundimtar më 31 dhjetor, i cili i paraqitet Asamblesësë zakonshme të anëtarëve, së bashku me relacionet e Këshillit Drejtuesdhe të Kolegjit të Arbitrazhit.
  3. Për natyrën dhe qëllimet eFKKSHushtrimi financiar i shoqërisë nuk mund të prodhojë fitime të ndashme. Ndalohet të shpërndahen, edhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, fitime ose mbetje nga menaxhimi sidoqoftë të emërtuar, si edhe fonde rezervë, kapital, gjatë jetës sëFKKSH, veç në mos shpërndarja të jetë e caktuar nga Ligji.
  4. Teprica të mundshme do të rezervohen për nisma statutore në vitet ushtrimore pasardhës.
  5. Projekti i bilancit përmbledhës duhet të përgatitet nga Këshilli Drejtuestë paktën 30 ditë përpara datës së Asamblesë.

 

Kolegji i Arbitrazhit

Neni 23

  1. Kolegji iArbitrazhitpërbëhet nga 3 anëtarë efektivë dhe 2 zëvendësues. Dy prej anëtarëve efektivë dhe 1 prej atyre zëvendësues janë emëruar nga Asambleja, ndërsa anëtari tjetër efektiv me propozimin dhe vendimin e Këshillit Drejtues.
  2. Kolegji i Arbitrazhitushtron të gjitha detyrat që i janë caktuar me ligj; kontrollon të dhënat e bilancit dhe pasqyrave financiare përfundimtare të Federatës, kontrollon rregullsinë e akteve administrative dhe saktësinë e dokumentacionit kontabël dhe, në përgjithësi, mbikëqyr ecurinë e administrimit, duke pasur mundësinë të marrë në shqyrtim të gjitha aktet dhe dokumentet zyrtare të nevojshme për kryerjen e detyrës së vet.
  3. Duhet, gjithashtu, të kryejë verifikimin e ekzistencës së arkës dhe të vlerave që sidoqoftë ruhen pranë FKKSHdhe duhet të kontrollojë çdo vit vlerën efektive të pasurive që ka në pronësi FKKSH, duke shikuar nga afër inventarin përkatës.
  4. Për rezultatin e operacioneve të veta,Kolegjipërpilon një procesverbal të rregullt, i cili do të regjistrohet në një regjistër të veçantë. Vendimet merren me shumicën absolute të votave.
  5. Kolegji i Arbitrazhitmerr pjesë në mbledhjete Asamblesëdhe tëKëshillit Drejtues, në të cilat duhet të ftohet. Ai mblidhet, i thirrur nga Kryetari i vet, sa herë që ky i fundit e quan të përshtatshme ose me kërkesën e një Anëtari.
  6. Kolegjit tëArbitrazhitduhet t’i paraqiten bilanci dhe pasqyrat financiare, me të gjitha anekset përkatëse, të paktën një muaj përpara thirrjessë Asamblesësë zakonshme, për përpilimin e relacionit.
  7. Anëtarët eKolegjittë revizorëvee kryejnë detyrën krejtësisht falas.
  8. Kohëzgjatja në detyrë e Anëtarëve është3 vjet dhe mund të rizgjidhen.

 

Titulli – IVRregullat disiplinore–Komisioni i Disiplinës

Neni 24

  1. Anëtarët Mbarështues, Grupet Kinologjike, Shoqatat e Specializuaradhe Grupet e dashamirësve të apasionuar të qenve, janë të detyruar të respektojnë rregullat e këtij Statuti dhe të Rregulloreve të shoqërisë, dispozitat e Asamblesëdhe të Këshillit, rregullat e deontologjisë dhe të korrektësisë sportive.
  2. Kundër atyre që nuk përmbushin detyrat, mund të caktohen sanksione disiplinore, të cilat ndryshojnë në varësi të rëndesës së fajit të ngarkuar. Ato janë: qortimi i thjeshtë, qortimi i rëndë, pezullimi, përjashtimi.
  3. Kompetent për të gjykuar caktimin e këtyre sanksioneve është Komisioni Disiplinor.
  4. Komisionet Disiplinore përbëhen nga tre anëtarë efektivë, të zgjedhur nga Këshilli Drejtuesherë pas here.
  5. Anëtarët e Komisionit Disiplinor e kanë kohëzgjatjen në detyrë për kohën e nevojshme për kryerjen e detyrës së tyre dhe mund të rizgjidhen; ata emërojnë në kuadrin e secilit prej tyre një Kryetar dhe një Sekretar.
  6. Anëtarët e Komisionit Disiplinor zgjidhen duke u parapëlqyer ndër avokatët, magjistratët, dhe, sidoqoftë, ndër personat që kanë njohje juridike, edhe pse nuk janë me cilësinë e Anëtarëve tëFKKSH. Cilësia e anëtarit të Komisionit Disiplinor nuk është në pajtim me atë të Këshilltarit dhe të Revizorit të Entit dhe me atë të Kryetarit të Grupit Kinologjik.
  7. Në rast mungese të të paktën dy anëtarëve të Komisionit Disiplinor, gjatë trevjeçarit bëhet zëvendësimi i tyre në rastin e Asamblesë së parë të zakonshme të Anëtarëve.
  8. Procedimi disiplinor rregullohet nga dispozitat që përmban Rregullorja e zbatimit të Statutit.

 

TitulliV – Dispozitat përfundimtare dhe kalimtare -Emërimi i Komisionerit

Neni 25

Në rastin e funksionimit të parregullt të dokumentuar të një Grupi Kinologjikose të njëShoqate të Specializuar, Këshilli DrejtuesiFKKSH, edhe me kërkesën e një organi ose të një të tretës së Anëtarëve tëvetë Grupit Kinologjikose tëShoqatës së Specializuar, emëron një Komisioner të jashtëzakonshëm ose sipas kodit të procesit administrativ (ad acta). Mandati i Komisionerit zgjat jo më shumë se gjashtë muaj. Komisioneri i referonKëshillit Drejtuesnë lidhje me kryerjen e mandatit.

 

Rregullorja e zbatimit

Neni 26

Për zbatimin e rregullave që përmban ky Statut, si edhe për të disiplinuar më mirë zhvillimin e veprimtarive të ndryshme që FKKSHduhet të kryejë, Këshilli Drejtuesdo të hartojë një rregullore të përgjithshme që sidoqoftë nuk mund të devijojë nga çka është përcaktuar nga ky Statut dhe që do të duhet të miratohet nga Asamblejae Anëtarëve dhe të ratifikohet nga Ministria.

 

Ndryshimet statutore

Neni 27

  1. Çfarëdolloj ndryshimi në këtë Statut mund t’i propozohet Asamblesëvetëm ngaKëshilli Drejtuesose nga Anëtarët, me kusht që këta të përfaqësojnë të paktën një të tretën e votave në dispozicion të tërësisë së vetë Anëtarëve nëAsamble. Në këtë rast të fundit, kërkesa duhet t’i paraqitet me shkrim Kryetarit dhe të nënshkruhet rregullisht nga propozuesit.
  2. Vendimet që kanë të bëjnë me ndryshimet statutore duhet të miratohen me shumicë të thjeshtë nga një Asamblenë të cilën të jenë të pranishëm ose të përfaqësuar të paktën tre të katërtat e votave që i takojnë tërësisë së Anëtarëve.

Këto vendime i dërgohen Ministrisë për miratimin përkatës.

 

Shpërbërja e Federatës

Neni 28

Në rast shpërbërjeje tëFKKSH, e cila vendoset nga Asambleja e jashtëzakonshme, me votën në favor të të paktën të tre të katërtave të anëtarëve, e tërë pasuria e shoqërisë do të duhet t’i dhurohet shoqatave të tjera me qëllime të ngjashme ose me dobi publike, për gjykimin e së cilës është kompetente Ministria.

 

 

 

 

Rregulla të fundit

Neni 29

Ky Statut hyn në fuqi mbas komunikimit nga ana e Gjykatës së Tiranës për kryerjen e regjistrimit nga ana e Organeve të kontrollit dhe me dekretin ministror të miratimit. Brenda dhjetë muajsh nga kjo datë,Këshilli DrejtuesthërretAsamblenëe Përgjithshme të Anëtarëve për miratimin e rregullores së përgjithshme të parashikuar nga neni paraardhës.

 

Neni 30

Për sa nuk është parashikuar në këtë Statut, do të zbatohen dispozitat e Kodit Civil.