Federata Kombëtare Kinologjike Shqiptare (F..K.SH), është një shoqatë mbarështuesish me karakter  tekniko-ekonomik, që ka si qëllim të mbrojë racat e qenve të njohura si të pastra, duke e përmirësuar dhe duke e shtuar mbarështimin e tyre, si edhe duke disiplinuar dhe duke favorizuar përdorimin dhe rivlerësimin e tyre për qëllime zooteknike, përveçse sportive.

Për të përmbushur këto qëllime, FKSH:

  1. a) rregullon dhe kontrollon prodhimin dhe rritjen e qenve të racës, duke u kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të kinologjisë Shqiptare, duke promovuar dhe duke zhvilluar racat autoktone kombëtare;
  2. b) kujdeset për mbajtjen e librave gjenealogjikë dhe të regjistrave të popullsisë së qenve, duke respektuar legjislacionin përkatës në fuqitë Federatës Kinologjike Ndërkombëtare (F.C.I.), mbi bazën erregullorevetë posaçme, të miratuara me dekret të Ministrisë, në përputhje me legjislacionet e Bashkimit Europian, duke i kushtuar vëmendje të veçantë direktivës CEE nr. 91/174, si edhe duke respektuar orientimet e Federatës Kinologjike Ndërkombëtare (F.C.I.) mbasi janë të pajtueshëm;
  3. c) merret me formimin, kualifikimin teknik dhe përditësimin kulturor të gjyqtarëve dhe të ekspertëve që do të caktohen për vlerësimin e karakteristikave morfologjike dhe funksionale të subjekteve që u përkasin racave të qenve, duke krijuar dhe duke e mbajtur të përditësuar Regjistrin përkatës mbi bazën e rregullorevetë miratuara nga Federata me dekret të posaçëm. Merret, gjithashtu, edhe me mbajtjen dhe përditësimin e listave të specialistëve të tjerë të kinologjisë dhe kujdeset për përgatitjen teknike dhe përditësimin kulturor;
  4. d) rregullon, miraton, njeh, mbështet dhe organizon në Shqipëri, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, ekspozita, prova, gara vrapimi dhe çdo manifestim tjetër kinologjikedhe me qëllime sportive, me qëllim që të verifikohen rezultatet zooteknika dhe të favorizohet përzgjedhja e produkteve të mbarështimitkombëtar. Mund të ndërmarrë edhe jashtë shtetit nismat që parashikohen në paragrafin paraardhës, të cilat synojnë favorizimin e njohjes dhe rivlerësimin e mbarështimit shqiptar. Mund të menaxhojë struktura që janë të destinuara për mbarështimin e qenve që përdoren për punë dhe për provat përkatëse të verifikimit zooteknik. Pavarësisht nga veprimtaritë e paraqitura më sipër, mundet edhe të organizojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, manifestime zyrtare të Librit gjenealogjik, mbi bazën e rregullores së posaçme të miratuar ne dekret të Federatës.
  5. e) nxit studime dhe hulumtime që i interesojnë kinologjisëdhe ndihmon nismat e kualifikuara që lidhen me studimin, kontrollin, përmirësimin dhe përhapjen e racave të qenve, duke iu referuar në mënyrë të veçantë racave autoktone shqiptare;
  6. f) mund të marrë pjesë në Ente dhe Shoqata që kanë qëllime të ngjashme dhe mund të marrë kuota pjesëmarrjeje edhe në shoqëri, që i shërbejnë përmbushjes së qëllimeve të shoqërisë;
  7. g) ushtron çdo funksion tjetër që i caktohet nga ligjet dhe nga dispozitat e shpallura nga Autoritetet kompetente;
  8. h) mundet të shtypë materiale dhe të realizojë botime në dobi të përhapjes së veprimtarive që kanë të bëjnë me objektin shoqëror.