Kategoria e këlyshëve nga 3-6 muaj (Baby Class)
Garojnë ndaras këlyshët meshkuj dhe ndaras këlyshët femra, në këtë kategori këlyshët nuk vlerësohen me nota por vetëm me vërejtje: Shumë perspektiv, perspektiv, mjaftueshëm dhe jo mjaftueshëm. Radhiten nga 1 deri në 4 sipas kualitetit. Këlyshi më i mirë i racës së caktuar, i përzgjedhur nga të dyja gjinitë, garon në programin BIS (Best in Show) me këlyshët e kësaj kategorie të racave të tjera për – BEST BABY.
Kategoria e këlyshëve nga 6-9 muaj (Pyppy Class)
Garojnë ndaras këlyshët meshkuj dhe ndaras këlyshët femra, në këtë kategori këlyshët nuk vlerësohen me nota por vetëm me vërejtje: Shumë perspektiv, perspektiv, mjaftueshëm dhe jo mjaftueshëm. Radhiten nga 1 deri në 4 sipas kualitetit. Këlyshi më i mirë i racës së caktuar, i përzgjedhur nga të dyja gjinitë, garon në programin BIS (Best in Show) me këlyshët e kësaj kategorie të racave të tjera për – BEST PUPPY.
Kategoria e Juniorëve (Junior Class). PRJ – Prima Junior – I pari i Juniorëve
I ndahet kategorisë së të rinjve nga 9-18 muaj. Veçmas qenit dhe veçmas bushtrës. Në kategorinë e të rinjve qentë vlerësohen: shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mjaftueshëm dhe pamjaftueshëm. Në këtë kategori qentë plasohen nga 1. deri në 3. Pa notë mund të lihet ai qen i cili në momentin e vlerësimit nga gjyqtari, nuk prezantohet sipas rregullave, nuk lejon kontrollimin e dhëmbëve, kërcen në ring, dëshiron të ikë jashtë ringut apo ndonjë veprim që ja pamundëson gjyqtarit që ta vlerësoj. Titulli “Kampion i të Rinjve” i ndahet veçmas qenit dhe veçmas bushtrës, me kusht që paraprakisht të janë vlerësuar me notën Shkëlqyeshëm. Ndarja e këtij titulli nuk është obliguese.
Për titullin JBOB (Junior Best of Breed) I pari i racës në kategorinë e Juniorëve, garojnë qeni dhe bushtra të cilët paraprakisht kanë fituar titullin i pari në kategorinë e të rinjve (Best Junior Male and Female). Fituesi i titullit- JBOB vazhdon garën për më të mirin e racës – BOB (Best Of Breed).
Kandidatura CAC (Certificat d’aptitude au Championnat (national) – Kandidat për Kampion Kombëtar
I ndahet veçmas qenit dhe veçmas bushtrës, me kusht që paraprakisht të janë vlerësuar me notën Shkëlqyeshëm. Kandidatura RCAC- Rezerva CAC (Kandidat rezervë për kampion kombëtar) i ndahet qenit dhe bushtrës të cilët kanë dalë të dytët në vlerësim dhe me kushte që të jenë vlerësuar me notën (5) Shkëlqyeshëm.
Në kategoritë:
- Intermedia
- Open
- Working
- Champion
Kategoria, INTERMEDIA CLASS) E MESME 15-24 MUAJ (kanë të drejtë të garojnë qentë e moshës nga 15-24 muaj)
Kategoria, OPEN CLASS – E HAPUR mbi 15 muaj.
Është e rëndësishme të sqarohet se një qen i moshës 15-18 muajsh mund të garojnë në cilën do nga këto tre kategori. Ndërsa një qen i moshës 18-24 muaj mund të garojnë në kategoritë Intermedia apo Open. Një qenë gjatë një gare ka të drejtë të garojnë vetëm një njërën kategori.
Kategoria, WORKING CLASS – E QENVE TË PUNËS
Në këtë kategori garojnë qentë të cilët e kanë të kryer provimin për punë, kjo vlen për ato raca tek të cilat kërkohet provimi për punë, sipas klasifikimit të FCI-së. Mosha mbi 15 muaj.
Kategoria, CHAMPION CLASS – E KAMPIONËVE, mbi 15 muaj.
Mund të garojnë qentë të cilëve u është pranuar titulli kampion kombëtar, nga një vend i cili është anëtar apo partner kontraktues i FCI-së. Mosha mbi 15 muaj.
Këto katër kategori (2,3,4,5) kanë të drejtë të garojnë për kandidaturat CAC – (kandidatura për kampion kombëtar). Të gjitha këto kategori garojnë veçmas, titulli CAC i ndahet veçmas qenit të gjinisë mashkullore dhe veçmas të asaj femërore, nga secila kategori.
Të gjithë ata qenë që fitojnë titullin CAC, qeni i gjinisë mashkullore dhe CAC qeni i gjinisë femërore vazhdojnë garën për BOB (Best of Breed) më të mirin e racës, në një garë me karakter kombëtar.
Kategoria, VETERAN CLASS – E VETERANËVE, mbi 8 VJET
Çmimi më i miri në kategorinë e veteranëve i ndahet veçmas qenit mashkull dhe qenit femër.
Në kategorinë e hapur qentë vlerësohen: shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mjaftueshëm dhe pamjaftueshëm. Në këtë kategori qentë plasohen nga 1. deri në 3. Pa notë mund të lihet ai qen i cili në momentin e vlerësimit nga gjyqtari, nuk prezantohet sipas rregullave, nuk lejon kontrollimin e dhëmbëve, kërcen në ring, dëshiron të ikë jashtë ringut apo ndonjë veprim që ja pamundëson gjyqtarit që ta vlerësoj.
Ndarja e këtij titulli nuk është obliguese.
Kandidatura CACIB (Certificat d’aptitude au Championnat (international) – Kandidat për Kampion Ndërkombëtar)
Në manifestimet me karakter ndërkombëtar ndahen kandidaturat ndërkombëtare CACIB dhe RCACIB (CACIB rezervë).
Sipas rregullores së FCI-së, për kandidaturën CACIB vazhdojnë garojnë, në mes tyre, qentë të cilët paraprakisht kanë fituar kandidaturën CAC, nga këto kategori Intermedia, E hapur, E punës dhe Kampionëve. Garojnë veçmas qentë e gjinisë mashkullore dhe veçmas të asaj femërore, Kandidatura CACIB i ndahet veçmas qenit të gjinisë mashkullore dhe veçmas të asaj femërore.
RCACIB i ndahet qenit të dytë. Sipas rregullores së FCI-së, për kandidaturën RCACIB, përveç qenit që ka fituar kandidaturën CACIB, vazhdojnë garën qentë nga këto kategori (CAC Intermedia), (CAC Open) E hapur, (CAC Working) E punës, (CAC Champion) Kampionëve si dhe në garë futet qeni të cilit i është ndarë kandidatura RCAC, në atë kategori në të cilën qeni CAC ka fituar kandidaturën CACIB. Garojnë veçmas qentë e gjinisë mashkullore dhe veçmas të asaj femërore.
BOB (Best of Breed) Më i miri i racës.
Në manifestim kinologjik me karakter ndërkombëtar CACIB , për këtë titull garojnë qentë e këtyre kategorive:
- (JBOB – Junior BOB) Qeni më i mire i racës së caktuar në kategorinë e Juniorëve.
- CACIB – Qeni mashkull.
- CACIB – Qeni femër.
- I pari në kategorinë e Veteranëve (qeni mashkull).
- E para në kategorinë e veteranëve (qeni femër).
Në manifestimet kinologjike me karakter kombëtar garojnë qentë e këtyre kategorive.
- (JBOB – Junior BOB) Qeni më i mire i racës së caktuar në kategorinë e Juniorëve.
- Të gjithë ata qenë që kanë fituar kandidaturën CAC (CAC meshkujt dhe CAC femrat) nga kategoritë Intermedia, Open, Working dhe Champion.
- I pari në kategorinë e Veteranëve (qeni mashkull).
- E para në kategorinë e veteranëve (qeni femër).
Me përzgjedhjen e BOB (Best of Breed) qenit më të mirë të racës së caktuar, përfundon gara për pjesën në ringje.
PROGRAMI REVYAL BIS- BEST IN SHOW
Pas vlerësimit nëpër ringje vazhdohet me programin revyal për përzgjedhjen e qenit më të bukur të manifestimit kinologjik:
Programi i veçantë – Best in Show programi përmban:
– JH – Junior Handling – përzgjedhja e udhëheqësit të ri, më të mirë, të qenit. Garojnë fëmijët me qentë e tyre.
– BB – Best Baby – përzgjedhja e këlyshit më të bukur të manifestimit kinologjik, në të cilën marrin pjesë të gjitha racat e këlyshëve fitues në kategorinë 3 -6 muaj, meshkujt dhe femrat të vlerësuar “shumë perspektiv”.
– BP – Best Puppy përzgjedhja e këlyshit më të bukur të manifestimit kinologjik në të cilën marrin pjesë të gjitha racat e këlyshëve fitues në kategorinë 6-9 muaj, meshkujt dhe femrat të vlerësuar “shumë perspektiv”.
– BV ( Best Veteran) Përzgjedhja e veteranit më të bukur të manifestimit kinologjik, në të cilën marrin pjesë mashkulli dhe femra të cilët kanë fituar titullin i pari i Veteranëve.
-BC (best of Couplle) përzgjedhja e çiftit më të bukur, garojnë qeni mashkull dhe femër të njëjtës racë dhe varietet të notuar me notën 5, të njëjtit pronarë.
-BBG ( Best of breeder group) përzgjedhja e grupit më të bukur, garojnë nga 3- 5 qen të së njëjtës mbarështuese.
– përzgjedhja e qenit më të bukur të gjuetisë, në të cilën marrin pjesë të gjithë qentë e racave të gjuetisë, të cilët kanë fituar kandidaturën CAC.
– BJ ( Best Junior) përzgjedhja e qenit më të bukur në kategorinë e juniorëve, në të cilën marrin pjesë të gjithë qentë e ri fitues të cilët kanë garuar në kategorinë e Juniorëve nga 9-18 muaj.
-BOG ( Best of group) përzgjedhja e qenit më të bukur sipas FCI grupeve (nga I-X) në të cilin marrin pjesë të gjithë qentë fitues të titullit Më i miri i racës (BOB – Best of breed).
– BOD ( Best of the Day) nëse Manifestimi kinologjik është shumëditëshe përzgjidhet qeni më i bukur i ditës. Garojnë fituesit e titullit BOB të cilët janë përzgjedhur atë ditë.
-BIS ( Best in Show) përzgjedhja e qenit më të bukur të manifestimit kinologjik, për të cilin garojnë fituesit e titullit BOG, të dhjetë FCI grupeve, respektivisht individët e ditës nëse Manifestimi kinologjik ka qenë disaditëshe.
Në secilën prej kategorive të cekura është e domosdoshëm radhitja nga 1 deri 3, përveç në përzgjedhjen e udhëheqësit të ri ( Junior Handling), ku është i obligueshëm radhitja nga 1 deri në 5 dhe në kategorinë BIS nëse zgjidhen në mes të fituarit të ditës.